E pasigurt e ardhmja e Kimmich

E pasigurt e ardhmja e Kimmich

Mesfushori gjerman i Bayern Munich, Joshua Kimmich ndodhet në një situatë të pasigurt për të ardhmen e tij.

Aktualisht, ai nuk ka marrë asnjë ofertë zyrtare rinovimi nga klubi bavarez dhe as ndonjë propozim konkret nga Liverpool apo Real Madrid, pavarësisht zërave për një transferim të mundshëm.

E ardhmja e pasigurt te Bayern Munich

CEO i Bayernit, Max Eberl, tashmë e bërë të qartë se klubi nuk do të kalojë disa kufij për rinovimin e kontratës së Kimmich:

“Askush nuk është mbi klubin. Nëse një lojtar vendos ndryshe, ai do të bëjë ndryshe. Gjërat do të vazhdojnë kështu te Bayern”, ka deklaruar Ebler.

Disa ditë më parë, Bayern tërhoqi ofertën e fundit të rinovimit, duke lënë të hapur mundësinë që bisedimet të rifillojnë në të ardhmen, por me kushte më të ulëta financiare për lojtarin.

Pa marrëveshje me Real Madridin dhe Liverpoolin

Në të njëjtën kohë, ‘Kicker’ raporton se bisedimet me Real Madridin dhe Liverpoolin nuk kanë çuar në një marrëveshje konkrete. Kimmich, i cili i ishte ofruar të dyja klubeve, nuk ka marrë përgjigje pozitive, duke i ngushtuar opsionet e tij për një transferim të mundshëm në këto destinacione.

Arsenali si opsion i mundshëm

Megjithatë, mesfushori 30-vjeçar ende po shqyrton dy oferta nga klube të huaja, edhe pse burimet nuk specifikojnë emrat e tyre. Sipas raportimeve, një nga skuadrat e interesuara është Arsenali, i cili mund të përfitojë nga situata për ta sjellë gjermanin në Premier League.

Tani mbetet për t’u parë nëse Kimmich do të pranojë një ofertë të re nga Bayern Munich ose do të zgjedhë të vazhdojë karrierën e tij jashtë Gjermanisë.

Share This