
Lela për Gjestin: Po i kthehet e gjitha, çfarë i ka bërë Xhenetës tani po ia bën Egli
Lela Seferi ka qenë e ftuar në Fan Club, ku ka folur për Gjestin, lojën e tij brenda dhe raportin me Egli Takon.
Ajo thotë se beson në atë që çdo gjë kthehet, meqë këngëtarit pejan po i ndodh e njëjta gjë.
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova theksoi se ato që Gjesti ia ka bërë Xhenetës, tani po ia bën atij Egli.
“Gjithsesi unë besoj jashtëzakonisht shumë në ‘karma’ dhe të njëjtën gjë që Gjesti ia ka bërë Xhenetës në Big në Kosovë, të njëjtën gjë po ia bën edhe Eglit. Kështu që, Gjesti është duke e përjetuar atë që ia ka bërë Xhenetës”, u shpreh ajo, transmeton telegrafi.
Tutje theksoi: “Xheneta konstant e ka ndjerë presionin e Gjestit sa ka qenë brenda në Big, në çdo orar. Gjesti është shumë person energjik, nuk ka një stop. Atë që ia ka bërë Xhenetës, po ia bën tani Egli atij”.
Megjithatë, është e pajtimit se po bën lojë të mirë dhe se po pëlqehet shumë jashtë.