Shqiptarët në Ligën e Kampionëve
Arbnor Muja dhe Elseid Hysaj ishin titullarë me skuadrat respektiv në takimet e Ligës së Kampionëve që u luajtën ditën e mërkurë.
Arbnor Muja hyn në historinë e Antëerpit si autori i golit të parë të realizuar nga skuadra belge në fazën e grupeve ku merr pjesë për herë të parë.
Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare shënoi në minutën e tretë, ndërsa në të 88-tën, u zëvendësua.
Muja është vlerësuar me notën 7.7 në këtë përballje. Elseid Hysaj luan 90 minuta në takimin Sëlttik-Lacio përfunduar me rezultatin 1-2. Një fitore e rëndësishme për skuadrën italiane që kërkon me patjetër kalimin e grupit ku bën pjesë Fejnord dhe Atletiko Madrid.
Ndryshe nga Muja, ndeshja e Hysaj-t ishte për t’u harruar. Nota 5.5 për të, ndërsa vlerësimi nga Eurosport ishte:
“Vuan inkursionet e Maedës, goli i Sëlltik vjen nga zona e tij. Kufizohet në fazën mbrojtëse, pa avancuar përpara”.