Moti në Shqipëri

Moti në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale të herëpashershme kthjellimesh (diell) dhe kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore. Vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe lokale kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonën e veriperëndimit.

Era me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 7-12m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 9/13 Diell re shi
Kukës 8/12 Diell re shi
Lezhë 8/15 Diell re shi
Dibër 6/12 Diell re shi
Durrës 6/14 Diell re shi
Tiranë 12/17 Diell re shi
Elbasan 8/14 Diell re
Berat 9/14 Diell re
Vlorë 8/15 Diell re
Korçë 6/12 Diell re
Gjirokastër 5/14 Diell re
Sarandë 8/15 Diell re
Share This