
Para takimit me Zelenskyn, Trump: Putin do e mbajë fjalën për një marrëveshje paqeje me Ukrainën
Në prag të mbërritjes së liderit ukrainas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për firmosjen e një marrëveshje të mundshme mes dy vendeve për mineralet e rralla të tokës, presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur respektin për homologun e tij, Volodymyr Zelensky.
I pyetur nga gazetarët nëse do të kërkonte falje që së fundmi e kishte cilësuar presidentin ukrainas si “diktator”, Trump u shpreh se “A e thashë këtë? Nuk mund ta besoj që e thashë këtë. Zelensky është shumë i guximshëm”.
Trump parashikoi një takim mjaft të mirë me homologun ukrainas, duke thënë se përpjekjet për të arritur paqen “po lëviznin shumë shpejt”.
Po ashtu, Trump këmbënguli se presidenti rus, Vladimir Putin do ta “mbante fjalën e tij” për një marrëveshje paqeje për Ukrainën, duke argumentuar se punëtorët amerikanë që nxjerrin minerale kritike në vend do të vepronin si një ndalesë sigurie për të penguar Rusinë nga pushtimi përsëri.
Deklaratat e Trump erdhën fill pas bisedimeve që zhvilloi me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Sir Keir Starmer për përfundimin e luftës midis Ukrainës dhe Rusisë.
Takimet e kësaj jave vijnë pasi administrata Trump tronditi partnerët e saj perëndimorë duke mbajtur bisedimet e para të nivelit të lartë të SHBA me Moskën që kur Rusia pushtoi Ukrainën pak më shumë se tre vjet më parë.
Kujtojmë se ditë më parë presidenti Trump fajësoi Zelenskyn për luftën dhe e qortoi atë për mosfillimin e bisedimeve të paqes më herët.
“Ju keni qenë atje për tre vjet. Duhet t’i kishe dhënë fund… Nuk duhet ta kishit filluar kurrë. Mund të kishit bërë një marrëveshje.”, është shprehur Trump.
Në vizitën e sotme në SHBA, Zelensky pritet të nënshkruajë një marrëveshje që do t’i japë SHBA-së akses në burimet minerale të tokës të rralla të Ukrainës.
Trump sugjeroi se prania e shqetësimeve amerikane të minierave në Ukrainë do të vepronte si një pengesë kundër sulmeve të ardhshme ruse në Ukrainë.