Shaqiri i shënon dygolësh Inter Miamit të Messit
Futbollist shqiptar Xherdan Shaqiri vazhdon të shkëlqejë në MLS të Amerikës.
Reprezentuesi shqiptar i Zvicrës, shënoi dygolësh në fitoren e Chicago Fire kundër Inter Miamit me rezultat 4-1, sfidë kjo e zhvilluar në kuadër të ligës MLS.
Shaqiri ishte protagonist në fitoren e skuadrës së tij në duel me Inter Miamin, skuadër në të cilën luan edhe Lionel Messi, por që argjentinasi mungoi në këtë ndeshje për shkak të një lëndimi.
Shaqiri golin e parë e realizoi në minutën e 49’, kurse të dytin në të 73-tën.
Dy golat tjerë për vendasit erdhën nga Selessie, ndërsa golin e nderit për Interi Miamin e realizoi Martinez.
Chicago Fire renditet në vendin e tetë me 40 pikë, kurse Inter Miami është e para fundit me 33 pikë.