Sadiku kalon në gjysmëfinale në Bullgari dhe siguron medaljen e bronztë

Sadiku kalon në gjysmëfinale në Bullgari dhe siguron medaljen e bronztë

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku ka siguruar medaljen e bronztë në turneun ndërkombëtar “Strandja” në Sofje të Bullgarisë.

Sadiku, e cila garon në kategorinë deri në 60 kg, në çerekfinale është përballur me boksieren kazake Tursynbek Alnar, të cilën e ka mposhtur bindshëm me rezultat 5:0. Ajo ka dominuar në të tri raundet.

Sipas Federatës së Boksit të Kosovës, boksierja kosovare ka siguruar medaljen e parë për Kosovën në këtë turne pas më shumë se dyzet vitesh.

Në gjysmëfinalen e 28 shkurtit, ajo do të sfidojë boksieren turke Erginoguz Evin.

Share This