
WELT: Tre të plagosurit në Bielefed dyshohet që janë familjarë të personit të dyshuar për vrasjen e boksierit shqiptar
Qyteti i Bielefeldit në Gjermani është trazuar sot nga disa të shtëna me armë që kanë ndodhur menjëherë pas përfundimit të seancës për vrasjen e boksierit Besar Nimani.
Siç raporton mediumi gjerman “WELT”, dyshohet se tre personat e plagosur nga të shtënat e armëve janë familjarë të personit të dyshuar për vrasjen e boksierit shqiptar, Besar Nimani, transmeton Express.
“Tre persona mbetën të plagosur nga të shtënat me armë zjarri përpara Gjykatës Rajonale të Bielefeldit. Në të njëjtën kohë brenda objektit po zhvillohej gjykimi i boksierit të vrarë Besar Nimani. Viktimat thuhet se janë anëtarë të familjes së të pandehurit, raporton Henning Hünerbein”, raporton “Welt.de”.