Distria Krasniqi, “Sportistja e Vitit” në ceremoninë “Laureatët 2024”

Distria Krasniqi, “Sportistja e Vitit” në ceremoninë “Laureatët 2024”

Xhudistja Distria Krasniqi është shpallur “Sportistja e Vitit” gjatë ceremonisë “Laureatët 2024 të organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Pas marrjes së çmimit, ajo ka thënë se ndihet e motivuar për të arritur medaljen e tretë olimpike në Los Angeles.

“Po ndihem shumë e motivuar për ta marrë medaljen e tretë olimpike në Los Angeles. Ndoshta është shumë herët për të folur, sepse janë përpara tri vite dhe sportit nuk i dihet, por unë e di që do të punoj shumë në përfaqësimin e Kosovës me krenari dhe dinjitet”, ka thënë Krasniqi.

Share This