S’ka gola në supersfidën Dortmund dhe Milan, Barcelona s’gabon ndaj Portos

S’ka gola në supersfidën Dortmund dhe Milan, Barcelona s’gabon ndaj Portos

Borussia Dortmund dhe AC Milan kanë ndarë pikët derisa Barcelona triumfoi në udhëtim te Porto me rezultat 0:1.

Derbi më interesant u zhvillua në Gjermani, ku Dortmund dhe Milan ndanë pikët me një barazim 0:0.

Skuadra vendase ishte më e mirë duke pasur posedimin dhe rastet më të mira, mirëpo që iu mungoi finalizimi.

Sidoqoftë, raste kishte edhe AC Milan sidomos me anë të Christian Pulisic që dështoi të realizonte nga gjashtë metra distancë.

Në minutat e fundit “Rossonerët” rrezikuan më shumë, me Hernandez dhe Reijnders që tentuan me disa goditje nga distanca por larg finalizimit.

Kështu, Milan tani mbledh dy pikë në vendin e tretë derisa Dortmund renditet në vendin e katërt me vetëm një.

Ndërsa, Barcelona ka triumfuar në udhëtim te Porto me rezultat minimal 0:1.

Barcelona rrezikoi nga minuta e parë me Felix dhe Lewandowskin që dështuan ta mposhtin portierin vendas.

Sidoqoftë, ishte i inkuadruari Ferran Torres që përfitoi nga një gabim amator i mbrojtjes vendase për të kaluar Barcelonën në epërsi.

Porto tentoi të kthehej në lojë deri vonë, në fakt edhe shënoi me anë të Galenos mirëpo që u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje, shkruan nacionale.

Barcelona tani është lider i vetëm në grupin H me gjashtë pikë derisa Porto renditet në pozitën e dytë me tre sosh.

Share This