Florent Muslija me mesazh të qartë: Nuk është morale ta lësh Kosovën për joshje tjera
Mbështetje dhe respekt për Kosovën në çdo kohë. Kështu e ka nisur postimin e tij në Instagram futbollisti i Kombëtares së Kosovës dhe anëtari i skuadrës gjermane, Paderborn, Florent Muslija, si reagim për largimin e disa futbollistëve të grupmoshave të reja nga ekipet zinxhir të kombëtares dardane.
Muslija, i cili ka darkuar me përfaqësuesin e FFK-së në Gjermani, Fekmi Kongjeli, ka apeluar tek lojtarët kosovarë që kur e zgjedhin një herë Kosovën të mos ndërrojnë mendje, pasi siç ka thënë kjo “nuk është nuk është as morale e as profesionale”.
Postimi i plotë i Florent Muslijës në Instagram:
Në mbështetje të Kosovës edhe kur isha keq, por edhe tani kur jam mirë. I thash -PO- Kosovës në momentin që isha pjesë e U20 dhe i ftuar te U21 i Gjermanisë.
Kishte tendenca joshjeje edhe nga shumë kombëtare që unë të ndrroj mendje.
Kosova është shteti jonë i cili u krijua me mund e sakrificë të jetrave, e FFK si pjesë e shtetit tonë po ashtu kaloi në izolim për afër tri dekada me sakrificë të shumë gjeneratave që ne ta gëzojmë tani këtë periudhë që ta përfaqësojmë shtetin tonë në të gjithë globin.
Edhe atëherë Kombëtaren e Gjermanisë e as sot Kombëtaren e Kosovës nuk e kam pa dhe nuk e shoh për promivim timin personal. Por e kam parë dhe e shoh si krenari të përfaqësimit të shtetit të Kosovës dhe për ti bërë të lumtur të gjithë qytetarët e vendit tim.
Dhe tani kam një mesazh shumë të sinqert e vllazëror për të gjithë ata bashkëlojtar të gjitha grupmoshave. Është e drejtë legjitime e secilit të vendos me Zemër, është po ashtu e drejtë legjitime të analizosh e të konsulltohesh. Ama në momentin që vendos me i thanë PO Dardanëve dhe shtetit tënd, nuk është as morale e as profesionale dhe nuk ka asnje arsye të ndërrosh mendje për joshje tjera.
Kosova ka qëndruar afër meje përmes përfaqesuesit të saj në Gjermani që nga mosha ime 12 vjeçare. FFK të njëjtën gjë është duke e bërë në të gjithë Gjermanin e Europën, dhe kjo me detyroj të reagoj pasi që gjithë ky mund e gjithë kjo përkujdesjeje me vite për të qëndruar afër të gjithë talenteve nuk ishte dasht të ketë vend për dëshprim. Ta duam Kosovën Dardane me vepra!