Prihet bileta për fluturim, Broja gati për kombëtaren, të dielën zbarkon në Shqipëri
Data 12 tetor mund të jetë një datë e shënuar për të gjithë shqiptarët. Në stadiumin kombëtar “Air Albania”, Shqipëria do të ndeshet kundër Çekisë, ndeshje e vlefshme për eliminatoret e Euro 2024.
Një fitore e kuqezinjve tanë do të përkthehej si një shans prej 90% për t’u kualifikuar në turneun prestigjoz.
Trajneri brazilian i kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, ende nuk ka shpallur listën e lojtarëve të grumbulluar për këtë sfidë të rëndësishme, por bëhet me dije se Armando Broja ka marrë ftesën paraprake dhe do të rikthehet për të veshur fanellën e tij pas një viti.
Edhe pse përjetoi një dëmtim të rëndë dhe koha për t’u rikuperuar ishte tepër e gjatë, Armando Broja është rikthyer më i fortë se kurrë, me një formë shumë të mirë fizike dhe teknike, teksa shënoi edhe gol me fanellën e Chelsea në përballjen ndaj Fulham.
Broja shihet si arma më e fortë e sulmit të Shqipërisë, ku fiziku i tij dhe shpejtësia, shihen si dy gjërat më kërcënuesea për çdo repart të mbrojtes së kundërshtarit.