Asllani pas fitores ndaj Benfica-s: Fitore shumë e rëndësishme për rrugëtimin tonë

Asllani pas fitores ndaj Benfica-s: Fitore shumë e rëndësishme për rrugëtimin tonë

Mesfushori i Interit, Kristjan Asllani është shprehur në rrjetet e tij sociale në fund të fitores ndaj Benficës.

Përmes llogarisë së tij në Instagram, Asllani shpreh gëzimin për fitoren e arritur nga Interi ndaj Benficës.

Mesfushori, i cili hyri në pjesën e dytë në vend të Calhanoglu, komentoi si më poshtë:

“Një fitore shumë e rëndësishme për përparimin tonë në Champions League”.

Share This