
FC Vjosa dhe FC Prishtina 01 fitojnë ndeshjet e para në gjysmëfinale
Në fundjavë janë zhvilluar ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.
Skuadrat e Superligës së Kosovës ishin më të suksesshme se sa ato të Ligës së Kosovës.
FC Vjosa doli me fitore të pastër ndaj FC Komoranit si mysafir, duke e mbyllur ndeshjen me rezultat 6-0.
Në anën tjetër edhe FC Prishtina 01 ka fituar si mysafir ndaj FC Shtimja 26 me rezultat 9-3.
Ndeshjet kthyese ku do të konfirmohen edhe finalistët zhvillohen në këtë fundjavë.