
Zafa: Një grumbull ‘hajvanësh’ më 9 shkurt e humbën mundësinë që të fitojë Kosova
Kandidati për deputet i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka reaguar sërish për procesin e zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Ai përmes një postimi në “Facebook” ka shkruar se koha do ta vërtetojë atë që ka thënë pak orë pasi përfunduan zgjedhjet, më 9 shkurt 2025.
“Të hipnotizuar nga një skizofren, një grumbull ‘hajvanësh’ më 9 shkurt e humbën mundësinë që të fitojë Kosova dhe e futën vendin me një udhëkryq! Pasojat e mbetjeve sllave që kundërmuan për vite dhe infektuan qytetarin e zakonshëm, më në fund dhanë rezultat… pasojat do t’i përjetojmë shumë shpejtë. Çka i bën vetes, e gjithë bota nuk mundet të ta bëj – thotë një thënie popullore”, ka shkruar Berisha.