Messi vazhdon me formë e mirë, dy asiste në barazimin e Inter Miami

Messi vazhdon me formë e mirë, dy asiste në barazimin e Inter Miami

As-i argjentinas Lionel Messit po vazhdon me performancën e shkëlqyer në MLS të Amerikës.

Ish-ylli i Barcelonës dhe PSG-së, ka dhuruar dy asiste në barazimin e skuadrës së tij, Inter Miam ndaj New York City, duel ky që u mbyll baras 2-2.

Aviles kaloi Inter Miamin në epërsi në minutën e pestë, pas asistimit nga Leo Messi.

Por, gjërat morën kahje tjetër në minutën e 23-të, kur Aviles u ndëshkua me karton të kuq.

Tre minuta më pas, New York City arriti të barazonte rezultatin nëpërmjet Ilenic.

Martinez e përmbysi rezultatin dhe kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 55-të, teksa deri në fund gola më nuk pati.

E në minutën e 10-të shtesë, Messi doli sërish në skenë për të asistuar për Segovia që shënoi golin e barazimit.

Share This