
Moti në Shqipëri
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të thata me origjinë perëndimore.
Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura me këto të fundit kryesisht në pjesën e dytë të ditës (pas orëve të mesditës). Mjegull e dendur / mjegullinë dhe shikim i reduktuar kryesisht në zonat luginore në orët e mëngjesit.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi deri në 4 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet era pritet të arrijë shpejtësi 5-7 m/s, shoqëruar me dallgëzim të forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 0/15 | Diell re |
Kukës | -6/8 | Diell re |
Lezhë | 5/14 | Diell re |
Dibër | -4/10 | Diell re |
Durrës | 2/16 | Diell re |
Tiranë | 3/17 | Diell re |
Elbasan | 5/16 | Diell re |
Berat | -1/16 | Diell re |
Vlorë | 6/15 | Diell re |
Korçë | -5/8 | Diell re |
Gjirokastër | -2/16 | Diell re |
Sarandë | 6/16 | Diell re |