Messi mungon, Chicago ofron 250 dollarë për blerësit e biletave
Lionel Messi tërhiqet nga udhëtimi për në Chicago për shkak të një dëmtimi dhe Chicago Fire po ofron një shumë prej 250 dollarësh për këdo që blen një biletë për ndeshjen kundër Inter Miami.
Ylli argjentinas ka munguar në tri ndeshjet e fundit për shkak të një dëmtimi muskulor dhe nuk është në skuadrën për udhëtimin e mbrëmjes së sotme në Miami.
“Edhe pse nuk e dimë ende statusin zyrtar të disponueshmërisë së Lionel Messit për ndeshjen tonë, ne e kuptojmë se shumë nga tifozët tanë mund të zhgënjehen nëse nuk kanë mundësinë ta shohin atë duke luajtur”, shkroi klubi i Chicago-s në një deklaratë. “Për të treguar vlerësimin tonë, Chicago Fire do të ofrojë një shumë prej 250 dollarësh për biletat e reja sezonale për sezonin 2024, ose 50 dollarë për këdo që nuk mund të përdorë kreditin e anëtarëve të rinj, për të gjithë blerësit e biletave të ndeshjes kundër Inter Miami, pavarësisht se cilët lojtarë janë në gjendje të dalin në fushë”.
Çmimi i biletave për ndeshjen në Soldier Field në Chicago (SHBA) ndërkohë ra nga 170 në 28 dollarë kur u bë i ditur dëmtimi i Messit.