
Aston Villa e frikshme, e mposht edhe Chelsean në Premier League
Skuadra e Aston Villas ka shënuar fitore të madhe në javën e 26-të në Premier League, pasi mposhti 2:1 Chelsean.
Blutë e Londrës ishin të parët që shënuan për 0:1, me anë të mesfushorit argjentinas, Enzo Fernandez, shkruan indeksonline. Pjesa e dytë i takoi vendasve ku shënuan dy gola.
Në minutën e 57’të dhe 89’të, sulmuesi spanjoll Asensio shënoi dy herë për t’ia dhënë tri pikë të mëdha klubit të tij.
Me këtë fitore, Villa shkon në kuotën e 42 pikëve në pozitën e 7-të, kurse Chelsea mbetet në pozitën e 6-të me 43 pikë.