Kosovë-Zvicër, nesër dalin në shitje biletat

Kosovë-Zvicër, nesër dalin në shitje biletat

Kombëtarja e Kosovës në basketboll, të dielën përballet me Zvicrën, në ndeshjen vendimtare për parakualifikueset e Kupës se Botës 2027

Dardanët duan përkrahjen në ndeshjen vendimtare ndaj Zvicrës.

Basketbollistët e Kosovës besojnë në fitore në rrugën drejt kualifikimit. E diela të jetë festë e basketbollit.

Federata e Basketbollit e Kosovës njofton se, biletat do të shiten të shtunën dhe të dielën te New Born para Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Biletat shiten nga ora 12:00 dhe kushtojnë 4 euro.

Ndeshja Kosova-Zvicra zhvillohet të dielën nga ora 19:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Dardanët kanë dy fitore e tri humbje në parakualifikimet evropiane për FIBA Kupën e Botës 2027.

Share This