Milani gati të shesë Leao-n, dy gjigantët evropian pas portugezit

Milani gati të shesë Leao-n, dy gjigantët evropian pas portugezit

Sa e papritur aq edhe e dhimbshme. Kështu mund të përkufizohet eliminimi i Milanit nga Liga e Kampionëve.

Milani që rrezikon pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm pasi aktualisht ndodhe në vendin e shtatë, tashmë është duke menduar për edicionin e ardhshëm.

Kuqezinjtë e Italisë sipas medieve italian, janë gati t’i thonë lamtumirë portugezit në fund të këtij sezoni.

Krerët e Milanit siç raportohet, fillimisht do t’i shesin disa lojtarë duke filluar nga Leao e më pas do të hedhen në sulm për blerje të reja.

AC Milan është i gatshëm të dëgjojë ofertat për sulmuesin 25-vjeçar, i cili ka luajtur 35 ndeshje zyrtare këtë sezon, duke shënuar 9 gola dhe 8 asistime.

Barcelona dhe Chelsea mësohet së janë të interesuara për reprezentuesin portugez.

Share This