
Dybala: Europa League është një mundësi e madhe për ne
Sulmuesi argjentinas i Romës, Paulo Dybala është shprehur i lumtur që skuadra e tij është kualifikuar në 1/8 e finales së Europa League.
Roma eliminoi Porton me rezultat të përgjithshëm prej 4-3, derisa Dybala mbrëmë shënoi dygolësh.
“Pas golit të tyre, ne kishim qëndrimin e një ekipi të madh, të njerëzve të mëdhenj në fushë. Kishte një moment tensioni që na bëri të ishim më agresivë në çdo top dhe me golin e parë të shënuara fituam besim falë edhe mbështetjes së tifozëve”, tha Dybala.
Argjentinasi e vlerësoi lart përkrahjen e tifozëve.
“Dashuria e njerëzve jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj, është diçka unike. Ne e dimë se shumë gjëra negative kanë ndodhur këtë sezon dhe e dimë se Evropa mund të na japë shumë. Është një mundësi e madhe për ne”, shtoi ai.
Shorti i 1/8 e finales në Europa Leagu do të tërhiqet sot, ku Roma do të mësojë skuadrën kundërshtare.