
Digjen disa lokale te Tregu i Gjelbër në Prishtinë
Janë djegur disa lokale të vogla që janë përfshirë nga zjarri mëngjesin e së enjtes te tregu i gjelbër në rrugën “Ilaz Ahushi”, në Prishtinë.
Kjo është konfirmuar nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 05:40, kemi pranuar informatën për një zjarr që ka përfshirë disa lokale në rrugën ‘Ilaz Agushi’ në Prishtinë. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët janë duke u marrë me rastin. Nuk raportohet për persona të lënduar”, thuhet në njoftim, raporton rtk.
Një numër i madh i zjarrfikësve ndodhet te Tregu i Gjelbër, për të shuar zjarrin.
Në vendngjarje është edhe Policia e Kosovës.