Ra Juve, kualifikohet PSV

Ra Juve, kualifikohet PSV

PSV Eindhoven ka bërë befasinë e madh në Ligën e Kampionëve.

Skuadra holandeze e ka mposhtur Juventusin në lojën shtesë me rezultat 3-1, të mërkurën mbrëma dhe me rezultatin e përgjithshëm prej 4-3, PSV kalon në rundin tjetër të kësaj garë duke eliminuar Juventusin.

Përballja mes PSV-së dhe torinezëve, ka prodhuar një duel tejet të dramatik, me aksion të shumta dhe katër gola të shënuara.

Perisic (53’), Saibari (64’) dhe Flamingo (98’), shënuan nga një gol për fitoren e skuadrës holandeze, derisa golin e vetëm për Juvën e shënoi Weah (63’).

PSV arrin fitore të madhe duke kaluar në rrethin tjetër të garës më të madh në Evropë, derisa ‘Zonja e Vjetër’ këtu e mbyll aventurën këtë sezon të garave në Ligën e Kampionëve.

Share This