Inzaghi pas fitores ndaj Benfica-s: Djemtë ishin të jashtëzakonshëm

Inzaghi pas fitores ndaj Benfica-s: Djemtë ishin të jashtëzakonshëm

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, ka thënë se është i kënaqur me fitoren dhe paraqitjen e skuadrës së tij kundër Benficas.

“Nerazurrët’ mbrëmë mundën skuadrën portugez, me rezultat 1-0, në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

“Pjesa e parë ishte e ekuilibruar ku patëm disa dhe mund ë ishim më të kthjellët”, ka thënë Inzaghi.

“Në pjesën e dytë rritem intensitetin dhe djemtë ishin të jashtëzakonshëm. Fituam me meritë një ndeshje kundër një kundërshtari me vlerë absolute”, ka theksuar ai.

Tekniku italian beson se “Interi do të vazhdojë me formën e mirë edhe në duelet e radhës”.

Share This