Ancelotti i lumtur me fitoren: Bellingham është i jashtëzakonshëm
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, është shprehur i lumtur me fitoren dhe paraqitjen e të besuarve të tij ndaj Napolit.
“Los Blancos” mbrëmë në udhëtim mundën Napolin, me rezultat 2-3, në kuadër të xhiros së dytë në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.
“Ishte një ndeshje e vështirë. Nuk e nisem mirë lojën dhe pranuam herët një gol, por pastaj filluam të luajmë lojën tonë. Ne luajtëm mirë pjesën e parë, pastaj patëm një moment vuajtjeje pas dhënies së dyshimtë të penalltisë”, ka thënë Ancelotti.
Strategu italian ka lavdëruar Modriçin, Valverde-n dhe Bellingham.
“Futja e Modriçit na dha mundësin ta kontrollojmë lojën më mirë. Më duket absurde të them se ka qenë autogoli i Meret. Valverde është një lojtar i madh dhe një mesfushor i madh. Është e habitshme që Bellingham është 20 vjeç. Ai ka personalitet dhe karakter dhe po demonstron gjithë talentin e jashtëzakonshëm që ka”, ka pohuar Ancelotti.