Liga e Kampionëve vjen sonte me disa duele drithëruese

Liga e Kampionëve vjen sonte me disa duele drithëruese

Pas dueleve dramatike që dhuroi mbrëmë Liga e Kampionëve, kjo garë elitare evropiane vjen sonte edhe me disa supersfida.

Borussia Dortmund-Milan, është kryendeshja e natës së sontme, sfidë kjo që luhet në kuadër të xhiros së dytë në Grupin F.

Përballja mes “milionerëve” të Gjermanisë dhe skuadrës ‘Rossonere’ parashikohet të sjellë një duel dramatik, pasi që të dy skuadrat synojnë që sa më parë të sigurojnë kualifikimin në rundin tjetër të garave.

Kampioni në fuqi i Evropës, Manchester City luan në udhëtim tek Leipzig, ndeshje kjo që nuk do të jetë aspak e lehtë për të besuarit e Pep Guardiolës.

Duele të “nxehta” priten edhe në përballjet Porto-Barcelona dhe Newcastel-PSG.

Nata e sontme në Ligën e Kampionëve nis me ndeshjet Antwerp-Shakhtar dhe Atletico Madrid-Feyenoord, sfida që startojnë në orën 18:45.

Share This