
Joao Felix? Gjithçka është e mundur
AC Milan raportohet se nuk dëshiron të nxitohet në vendimmarrje për Joao Felix.
Edhe pse portugezi është përshtatur mirë me skuadrën, bordi i skuadrës ‘Rossonere’ ende nuk ka vendosur nëse do të negociojë për vazhdimësinë e tij në sezonin e ardhshëm.
Aktualisht, Felix po luan tek milanistët në formë huazimi nga Chelsea.
“Gjithçka është e mundur. Ne duam t’i besojmë Joao për të parë performancën e tij më të mirë, kështu që gjithçka është e mundur”, tha Zlatan Ibrahimovic, ish-lojtar dhe aktualisht këshilltar sportiv i ekipit kuqezi.
Deri më tani, Felix ka zhvilluar katër ndeshje zyrtare në fanellën e Milanit duke shënuar një gol.