Reali fiton trillerin në “Diego Maradona”, Galatasaray shokon Man Unitedin, humbet Arsenal
Real Madridi ka triumfuar në “Diego Armando Maradona” ndaj Napolit, me rezultat 2-3, të martën mbrëma në kuadër të xhiros së dytë të Grupit C në Ligën e Kampionëve.
Dueli mes “napolitanëve” dhe madrilenëve ka dhuruar një superndeshje me pesë gola të shënuara.
Ostigard (19’), ndez stadiumin duke sjell Napolin në epërsi prej 1-0. Vinicius Junior (27’), riktheu Realin në lojë duke barazuar rezultatin në 1-1. “Los Blancos” nuk u ndalën dhe përmes yllit të tyre Bellingham (34’), kaluan në epërsi prej 1-2, rezultat më të cilin skuadrat shkuan në pushim.
Ndeshja dramatike është luajtur edhe në fraksionin e dytë. Fillimisht Zielinski (54’) nga penalltia barazoi shifrat në 2-2, kurse, për fitoren e skuadrës së Carlo Ancelottit u përkujdes Meret, duk shënuar autogol pas goditje së fuqishme të Rodrygo.
Pas kësaj fitore, Reali merr kreun e tabelës me 6 pikë, tri më shumë së Napoli dhe Braga.
Fitore të madhe ka arritur Galatasaray që midis “Old Traffordit” mundi Manchester Unitedin, me rezultat 2-3, ndeshje kjo që u zhvillua në kuadër të Grupit A.
Hojlud (19’, 67’), realizoi dygolësh për “Djajtë e Kuq”, kurse, për fitoren e skuadrës nga Stambolli shënuan Zaha (23’), Akturkoglu (71’) dhe Icardi (81’).
Galatasaray është e dyta me 4 pikë, dy më pak se lideri i tabelës, Bayern Munich, derisa Man United ende s’ka asnjë pikë. “Bavarezët” sonte në udhëtim mundën Copengahen, me rezultat 1-2.
Fitore sonte ka shënuar edhe Interi që me golin e Thuram (62’), mundi Benfican, me rezultat minimal 1-0.
Derisa befasi e natës së sontme ishte fitorja e Lens ndaj Arsenalit, me rezultat 2-1, kurse, PSV dhe Sevilla ndan pikët duke luajtur baras 2-2.