
“Ke vetëbesimin e budallait, mua nuk mund të më manipulosh” – përplasje mes Gjestit dhe Vserlos
Vserlo është njëri nga banorët e rinj që u fut të shtunën në Big Brother VIP Albania 4.
Ai me të hyrë pati përplasje me disa nga banorët, e në veçanti me Besart Kelmendin, i njohur si Gjesti.
Duket se me të njëjtin ritëm po vazhdon akoma, me thumbime e kunja në drejtim të artistit.
Teksa këngëtari po përgatitej për të lexuar një lajm, ai iu drejtua: “Ke vetëbesimin e budallait”.
Gjesti më pas ia ktheu: “Budalla je vet, mua nuk mund të më manipulosh siç bën me tjerët”.
Pritet të shihet se si do të jetë në vazhdim lojë e Vserlos, pasi ka nisur me shumë vrull.
Për këtë javë në nominim janë të gjitha vajzat e shtëpisë, nga një avantazh qe pati Krisa Çaushi.