Sociedad i fortë për Salzburgun, Braga me përmbysje mund Union-in

Sociedad i fortë për Salzburgun, Braga me përmbysje mund Union-in

Real Sociedad është treguar skuadër shumë e fortë në duel me Salzburgun e Austrisë, duke fituar në udhëtim prej 0-2, të martën mbrëma në kuadër të xhiros së dytë të Grupit D në Ligën e Kampionëve.

Skuadra spanjolle më një gol të Oyarzabal (7’) dhe një gol të Mendez (27’), triumfojë në duel me skuadrën austriake.

Sociedad pas kësaj fitore, ngjitët në krye të tabelës me katër pikë, derisa Salzburg ka një pikë më pak në pozitën e dytë.

Ndërkohë, në udhëtim ka triumfuar edhe Braga e cila mundi Union Berlin-in, me rezultat 2-3, ndeshje kjo e luajtur në kuadër të Grupit C.

Becker (30’, 37’) shënoi dy gola për Unionin, derisa Niakate (41’), Bruma (51’) dhe Castro (90+4’), realizuan për fitoren e madhe të Bragës, e cila tani renditet në vendin e tretë me tri pikë, aq Napoli dhe Real Madridi, kurse, Union akoma nuk ka fituar asnjë pikë.

Share This