Konferenca e Sigurisë në Mynih, Rama takoi edhe Osmanin dhe Kurtin

Konferenca e Sigurisë në Mynih, Rama takoi edhe Osmanin dhe Kurtin

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook foto nga Konferenca e Sigurisë në Mynih.

Pos shumë personaliteteve të njohura ndërkombëtare që kreu i qeverisë shqiptare ka takuar atje, bën pjesë edhe presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të cilët po ashtu kanë marrë pjesë në të njëjtën ngjarje.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në panelin “Zgjerimi i BE-së” me praninë e Marta Kos, Komisionerja për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Hristijan Mickoski, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, nën drejtimin e Majda Ruge, Anëtare e Lartë e Politikave, Këshilli Europian për Marrëdhëniet me Jashtë.

Share This