Moti në Shqipëri

Moti në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga të njëjtat kushte metorologjike, të cilat na kanë shoqëruar ditët e fundit, si rezultat i depërtimit të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet me kthjellime në qendër të vendit dhe përgjatë Ultësirës Perëndimore, si dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura, më të theksuara në veri e lindje të territorit. Reshjet e shiut do të jenë të dobëta, në formë pikash dhe të karakterit lokal, gjatë orëve të mesditës e pasdites, kryesisht në jug e lindje të vendit. Në majat e maleve në veri e lindje të vendit flokë dëbore.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-7m/s, ndërsa përgjatë zonave luginore dhe vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi 5-12m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i ulët i forcës 1-2ballë.

Gjatë orëve të mbrëmjes dhe mëngjesit, po ashtu në momentin e reshjeve do të kemi shikim të reduktuar për shkak të prezencës së mjegullës e mjegullinës, kryesisht në zonat luginore.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET   Temperaturat në °C  Sigla

Shkodër 5/15      Diell re (pika shiu)

Kukës   -1/8 Diell re shi(borë në male)

Lezhë    6/16      Diell re (pika shiu)

Dibër    3/11      Diell re shi(borë në male)

Durrës   8/18      Diell re (pika shiu)

Tiranë   8/17      Diell re (pika shiu)

Elbasan 6/17      Diell re (pika shiu)

Berat     6/18      Diell re (pika shiu)

Vlorë    8/17      Diell re shi

Korçë    3/8  Diell re shi(borë në male)

Gjirokastër  5/16      Diell re shi

Sarandë 8/17      Diell re shi

Share This