Terziç: Ndaj Milanit do të jetë një Dortmund ndryshe
Trajneri i Borussia Dortmundit, Edin Terziç, në një konferencën për medie, ka folur për ndeshjen me Milanin.
“Milionerët” dhe ‘Rossonerët’ do të ballafaqohen nesër mbrëma në kuadër të xhiros së dytë të Grupit F në Ligën e Kampionëve.
Tekniku i Dortmundin mendon se dueli me Milanin do të jetë ndryshe në krahasim me PSG-n. Terziç beson se skuadra e tij, do të ketë paraqitje të mirë ndaj skuadrës së madhe italiane.
“Do të jetë një ndeshje ndryshe nga ajo që keni parë në Paris. Këtë herë Borussia ime ka ndryshuar mentalitet. Kemi vendosur që të përgatitemi për Milanin me mendjen e lehtësuar nga mendimet e tepërta”, tha Terziç.
Ai e thotë se njeh mirë Milanin, skuadër kjo që sipas tij, ka lojtarë kualitativ.
“Milani është një ekip mjaft i fortë në sulm. Në krahun e majtë duhet të bëjmë kujdes përballë dyshes Leao-Theo Hernandez”, ka theksuar Terziç.