KV Peja udhëton në Turqi, gati për Kupën Ballkanike
Kampioni i Kosovës në volejboll, KV Peja është nisur në drejtim të Bursas, ku do të jetë pjesë e BVA Kupës Ballkanike në volejboll për djem.
Sipas shortit, KV Peja do të garojë në grupin B, së bashku me Bursa Buyuksehir dhe OK Universitet Tetovë.
Në grupin A, garojnë OK Bosna nga BeH, Pigassos Polichnis nga Greqia, Spartak nga Serbia.
Ndeshjet e BVA Kupës Ballkanike do të zhvillohen në palestrën Cengiz Göllü në Bursa të Turqisë.
Kjo garë zhvillohet nga 4 deri më 7 tetor 2023.
FVK i uron suksese kampionit të vendit KV Peja, në paraqitjen e tyre në BVA Kupën Ballkanike.