
Osmani: Zvicra një nga partnerët më të rëndësishëm të Kosovës
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e cila është duke qëndruar në Konferencën e Mynihut në Gjermani, ka takuar presidenten e re të Zvicrës, Karin Keller-Sutter.
“Zvicra vazhdon të jetë një nga partnerët më të rëndësishëm të Kosovës, me mërgatën tonë që luan një rol thelbësor në forcimin e bashkëpunimit mes dy shteteve tona. Do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me Presidenten Keller-Sutter për ta thelluar edhe më tej partneritetin tonë në fusha të interesit të ndërsjellë, e për të mirën e të dy popujve tanë”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.