Granit Xhaka pa frena: I bindur se e mundim Bayernin!

Granit Xhaka pa frena: I bindur se e mundim Bayernin!

Granit Xhaka është i bindur se ndeshjen e vitit në Gjermani, Bajeri mund Bajernin për të rihapur garën për titull kampion në Bundesligë.

Siç dihet kampionët në fuqi të turneut nuk kanë mundur që të mbajnë ritmin e bavarezëve, të cilët prijnë kampionatin me tetë më shumë se ndjekësit kryesor nga qyteti i Leverkusenit.

Mesfushori shqiptar gjatë një interviste të dhënë për portalin e Bundesligës ka pranuar se në futboll asgjë nuk është e garantuar, por nga ana tjetër tregon se ka një bindje se Bajeri i tij mposht rekordmenët e Gjermanisë.

“Kundër Bajernit të Mynihut ndeshjet janë gjithmonë speciale. Ata kanë lojtarë të mëdhenj dhe janë një klub që të dinë e dinë sa çfarë përfaqësojnë, por edhe ne nuk e dimë se jemi të fortë. Në fushën tonë e kemi treguar se e shesim shtrenjtë lëkurën dhe të shtunën duam të bëjmë të njëjtën gjë edhe me Bajernin. Na duhet të jemi në maksimum për të arritur një fitore dhe jam i bindur se do ta mundim Bajernin”, tha Xhaka.

Që prej momentit që Shabi Alonso ka marrë drejtimin e skuadrës nga Leverkusen, Bajeri numëron tre fitore dhe dy barazime kundër Bajernit të Mynihut.

Share This