Vazhdon të mbahet punëtoria finale dedikuar implementimit të sistemit digjital “MyFFK”, Ademi: Projekt shumë i nevojshëm për FFK-në (VIDEO)

Vazhdon të mbahet punëtoria finale dedikuar implementimit të sistemit digjital “MyFFK”, Ademi: Projekt shumë i nevojshëm për FFK-në (VIDEO)

Në stadiumin “Fadil Vokrri” po vazhdon të mbahet punëtoria finale dedikuar implementimit të sistemit digjital “MyFFK”.

Eksperti i këtij sistemi, Mohammed Mansour Soltan, ka vlerësuar se kjo platformë është një ndihmë për stafin që të rrisë efikasitetin mes federatës dhe klubeve.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, e ka cilësuar si një projekt shumë të nevojshëm për FFK-në, që ta lehtësojë punën e të gjitha organeve, që nga klubet, lidhjet rajonale dhe administratën.

Ky sistem digjital, i cili për FFK-në është dhuruar nga Federata e Futbollit të Arabisë Saudite, është vlerësuar lart edhe nga klubet. Florim Elshani nga FC Ballkani tha që sistemi ishte i lehtë për t’u përdorur, teksa do të ketë impakt të madh në efikasitetin e punës, me theks të veçantë te garat e grupmoshave, të cilat janë më specifike.

Trajnimi do të përfundojë të enjten, me trajnimin e përfaqësuesve të klubeve të Ligës së Dytë.

Share This