Liga e Kampionëve rikthehet me disa përballje të zjarrta

Liga e Kampionëve rikthehet me disa përballje të zjarrta

Elita e futbollit evropian, Liga e Kampionëve, rikthehet sonte me ndeshjet e xhiros së dytë të fazës së grupeve.

Kryesfida e sontme luhet në “Diego Armando Maradona”, ku përballen Napoli i Amir Rrahmanit dhe Real Madridi, duel ky që parashikohet të sjellë një sfidë të zjarrtë.

Ballafaqim interesant pritet të luhet edhe në duelin Manchester United-Galatasaray, derisa joshëse pritet të jetë edhe përballja Inter-Benfica.

Nate e sontme në Ligën e Kampionëve, do të hapet me duelet Salzburg-Real Sociedad dhe Union Berlin-Braga, ndeshje këto që fillojnë në orën 18:45.

Share This