E ardhmja e Kane, klauzola i hap rrugën rikthimit në Premier League

E ardhmja e Kane, klauzola i hap rrugën rikthimit në Premier League

Ditëve të fundit është zbuluar një detaj interesant në kontratën e Harry Kane me Bayern Munich, detaj që mund të ndikojë në të ardhmen e sulmuesit anglez.

Sipas medieve të huaja, kontrata e tij përfshin një klauzolë prej 60 milionë euro, e cila mund të aktivizohet vetëm gjatë afatit kalimtar dimrit në vitit 2026.

Ky detaj ka nxitur spekulime rreth një rikthim të mundshëm të Kane në Premier League.

Madje, siç raportohet, ish-klubi i tij Tottenham dhe Arsenal mund të përfitojnë nga kjo mundësi për të siguruar shërbimet e sulmuesit me përvojë.

I vetëdijshëm për zërat rreth tij, Kane ka reaguar përmes një interviste për FIFA, duke theksuar se është plotësisht i përqendruar te suksesi me Bayern Munich.

“Jam që këtu 18 muaj, por ndihem sikur kam kaluar një pjesë të madhe të jetës sime. Më kanë mirëpritur si një prej tyre dhe e vlerësoj shumë këtë. Të luash për një klub si Bayern Munich është një privilegj. Po e shijoj këtë sezon me ekipin dhe trajnerin. Ne po luajmë futboll vërtet të mirë dhe është gjithmonë kënaqësi të jem pjesë e kësaj skuadre”, tha Kane.

Bazuar në këtë deklaratë, Kane nuk duhet se ka në plan të largohet nga ‘Allianz Arena’ para vitit 2027, kur i skadon kontrata e tij aktuale.

Sulmuesi anglez ka shënuar 72 gola dhe ka dhënë 22 asistime në 73 ndeshje zyrtare me klubin gjerman, duke dëshmuar se është një nga lojtarët më të rëndësishëm në Evropë.

Share This