Verratti drejt rikthimit në Evropë, e duan tri klube angleze

Verratti drejt rikthimit në Evropë, e duan tri klube angleze

Pas disa sezonesh në mesfushën e Paris Saint-Germain, Marco Verratti  tashmë po bën karrierë në Arabinë Saudite.

Megjithatë, duket se aventura e tij jashtë Evropës mund të zgjasë më pak se sa pritej.

Sipas “TBR Football”, mesfushori italian është i prirur për një rikthim në Evropë, me disa klube të Premier League që kanë shprehur interesim për të. Konkretisht, Bournemouth, Fulham dhe Ëest Ham United janë skuadrat që po monitorojnë situatën e tij dhe mund të bëjnë lëvizje konkrete për ta sjellë atë përsëri në Evropë.

Tani mbetet për t’u parë se cili do të jetë destinacioni i ri i Verrattit dhe nëse ai do të ketë mundësinë të rikthehet në elitën e futbollit evropian për të vazhduar karrierën e tij në një prej ligave më të forta të botës.

Share This