Roma gjen zëvendësuesin e Jose Mourinhos
Kontrata e Jose Mourinhos me Romën do të skadojë në fund të sezonit dhe klubi thuhet se po konsideron Antonio Conten si një zëvendësues të mundshëm të portugezit.
Giallorossët e kanë nisur sezonin në mënyrë të tmerrshme, duke fituar vetëm dy nga shtatë ndeshjet e tyre të para. Klubi ka marrë tetë pikë në këtë periudhë, duke shtuar presionin mbi Mourinhon.
Fitorja ndaj Frosinones në fundjavë ishte jetike për Romën, pasi ata ende mund të realizojnë objektivat e tyre, por shumë persona tani presin që Mourinho të largohet së shpejti nga kryeqyteti italian.
Siç raportohet nga mediumi italian “Sport Mediaset”, kontrata e Mourinhos me Romën skadon në qershor të vitit të ardhshëm dhe klubi mund ta lejojë atë të largohet, duke i shtyrë ata të fillojnë të konsiderojnë pasardhësin e tij.
Opsioni kryesor është Conte, i cili është ende pa punë pas largimit të tij të papritur nga Tottenham sezonin e kaluar. Giallorossët ishin të interesuar të punësonin Conten gjatë verës, por që në fund ata vendosën t’ia besonin këtë pozitë Paulo Fonsecas.
Paga e Contes është rreth 7-8 milionë euro neto në sezon, shifër kjo mjaft e lartë për Romën dhe ai gjithashtu do të presë investime të mëdha në tregun e transferimeve.
Mbetet të shihet nëse Mourinho do të vazhdoj në krye të klubit italian, apo nëse Conte do të rikthehet për herë të tretë në Itali./telegrafi