
Përditësohen të dhënat në KQZ: VV 41.14%, PDK 22.42% dhe LDK 17.66%
Janë përditësuar pak më parë të dhënat në webfaqen e KQZ-së pas numërimit të votave në 94.04% të vendvotime.
Aktualisht VV është në 41.14 për qind, PDK 22.42 për qind, LDK 17.66 për qind, ndërsa AAK-Nisma 7.48 për qind.
Këtu nuk llogariten votat me kusht, votat e diasporës dhe votat e personave me aftësi të kufizuara.