“Maradona” përgatitet për një natë magjike
Stadiumi Maradona, biletat e të cilit janë shitur të gjitha për herë të parë këtë sezon, përgatitet për një natë magjike të Ligës së kampioneve.
Vjen Reali i Madridit dhe Napoli do të veshë fanellën me të cilën fitoi titullin kampion të Serisë A.
Kundërshtari është më i pakëndshmi por edhe më magjepsësi i mundshëm. Pas një nisje aspak të mirë të kampionatit, Napoli po e merr veten.
“Të gjithë po kthehen në nivelin e tyre më të mirë. Jemi në rrugën e duhur” – garanton Rudi Garcia i cili ka parë t’i rikthehen formës së tyre më të mirë individët e çmuar të skuadrës napolitane.
Ndaj Realit, Garsia do të vazhdojë të mbështetet te Ostigard dhe Natan, për shkak të dëmtimeve të Juan Jesus dhe Rrahmanit.
Në vazhdim të zgjedhjeve të detyruara, trajneri francez, konfirmon në mesfushë Lobotka, Anguissa dhe Zielinski.
Nga minuta e parë rinis Politano që do të luajë në të djathtë duke plotësuar treshen me Osimhen dhe Kvaratskhelia. Por ironia e fatit këtë radhë është për Carlo Ancelottin, i cili me Realin do të qëndrojë në atë hotel ku natën e 10 dhjetorit 2019, presidenti De Laurentiis i komunikoi atij shkarkimin, pavarësisht se atë mbrëmje Napoli, duke mposhtur Genkun 4-0, kishte garantuar kalimin në 1/8 e Ligës së kampioneve.
Kështu rrjedhin faktet në botën e futbollit, i cili shpesh është kontradiktor me veprimet e tij.
Ndeshjen e madhe të grupit C, Napoli – Real Madridit, do ta gjykojë arbitri francez Clément Tërpin.