
Presidentja kërkon nga KQZ mbrojtje të integritetit të procesit zgjedhor
Presidentja Vjosa Osmani ka përgëzuar qytetarët që edhe në këtë proces zgjedhor kanë treguar kulturë të lartë demokratike. Pas rënies së serverit të KQZ-së, ajo ka kërkuar mbrojtje të integritetit të procesit zgjedhor.
“Ajo ka shprehur pritshmërinë që KQZ-ja do të përfundojë me sukses numërimin e votave brenda mbrëmjes së sotme. Megjithatë, pas dështimit të softuerit, informacion ky i konfirmuar nga KQZ-ja, Presidentja ka kërkuar që të mbrohet integriteti i procesit zgjedhor, duke siguruar që çdo votë të numërohet saktë”, thuhet në deklarimin e presidentes Osmani, raporton rtk.
Më tutje bëhet e ditur se Osmani do të vazhdojë të jetë në kontakt me të gjitha institucionet përkatëse, deri në sigurimin e plotë që i gjithë procesi zgjedhor, përfshirë numërimin dhe publikimin e rezultateve, të zhvillohet në përputhje me standardet më të larta demokratike dhe në përputhje me vullnetin qytetar.