Ancelotti: Ndeshja me Napolin më e vështira e grupit

Ancelotti: Ndeshja me Napolin më e vështira e grupit

Napoli-Real Madrid është kryendeshja e natës së sontme në Ligën e Kampionëve.

Dy klubet e mëdha evropiane do të përballen në “Diego Armando Maradona” në kuadër të xhiros së dytë në Grupin C të Ligës së elitës së futbollit evropian.

Trajneri i “Los Blancos” Carlo Ancelotti, ka thënë se dueli me ‘napolitanët’ do të jetë një sfidë e veçantë, sepse sipas tij, në të kaluarën ka përjetuar momente të mira në një qytet të mrekullueshëm.

“Kthimi në Napoli është një rikthim në të kaluarën. Këtu kam përjetuar momente të mira dhe disa më pak, por sigurisht kam jetuar në një qytet të mrekullueshëm që e mbaj mend pozitivisht. Për ne është ndeshja më e vështirë e fazës së grupeve”, ka thënë Ancelotti.

Ai ka lavdëruar Jude Bellingham, i cili sipas Ancelottit është një lojtar më cilësi të mëdha.

“Ai po tregon cilësitë e tij. Nuk ka rëndësi nëse ai është më i miri në botë apo jo, për mua janë të gjithë lojtarët e mi”, ka theksuar strategu italian.

Ndeshja Napoli-Real Madrid nis në orën 21:00.

Share This