
Haradinaj: Jemi të sigurt se kemi rezultat dyshifror, qeveri me opozitën
Kreu i AAK-së dhe kandidati për kryeministër nga koalicioni për Kosovën Fituese, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media ka thënë se koalicioni të cilit i prin ai pret rezultat dyshifror në këto zgjedhje.
Ai ka thënë se kanë pritshmëri që qeveria të formohet me opozitën.
“Falënderoj qytetarët e Kosovës për kulturën e treguar, na kanë bërë krenar për mënyrën se si ka vijuar procesi i votimit. Falënderojmë aktivistët por edhe të gjithë ata që votuan për koalicionin 137, për Kosovën Fituese. Tashmë veçse kemi rezultatet e para, janë preliminare. Jemi të sigurt që kemi rezultat dyshifror, po presim për një orë e gjysmë për rezultatet. Ajo që më gëzon është fakti se opozita i ka fituar këto zgjedhje. I uroj opozitës fitoren dhe pres me padurim të bashkëpunojmë për krijimin e qeverisë së opozitës në Kosovë”, ka thënë Haradinaj.