
Bayerni afër rinovimit me Upamecanon: Bisedimet po shkojnë mirë
Bayern Munich vazhdon punën për rinovimet e lojtarëve kryesorë, pasi ka përfunduar marrëveshjen me Alphonso Davies.
Tani, klubi gjerman po fokusohet në të ardhmen e Dayot Upamecano.
26-vjeçarit kontrata me ‘Bavarezët’ i skadon në vitin 2026.
Upamecano thotë se negociatat po ecin mirë, por ai thotë se është i përqendruar të formën e tij.
“Agjenti im po menaxhon gjithçka me klubin. Bisedimet po shkojnë mirë. Por unë jam plotësisht i fokusuar në lojën time”, tha ai.
Duket se marrëveshja mes Bayern Munich dhe francezit do të arrihet shumë shpejt.
Upamecano konsiderohet një nga lojtarët kryesor tek gjiganti gjerman.