
Voton Bedri Hamza: Çdo rezultat është i pranueshëm
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedi Hamza, ka hedhur votën e tij në shkollën “Andon Zako Çajupi” në Mitrovicë)
Në një deklaratë të shkurtër për media, Hamza ka thënë se çdo rezultat që vjen nga qytetarët, për të është i pranueshëm.
“Ditë e bukur, ditë me diell. Unë bashkë me bashkëshorten, dy vajzat dhe djalin, e shfrytëzuam të drejtën për votë.
Uroj që gjithçka të shkoj mirë, nuk ka asnjë arsye. Në fund, sovrani vendos, për mua çdo rezultat që e votojnë qytetarët është i pranueshëm. Nuk kam informacione që ka parregullsi.
Pas orës shtatë, fitore. Kosova ma mirë, ma bukur, ma e zhvilluar”, tha ai.