G Bani përjashtohet nga Big Brother VIP Albania 4, shkak incidenti me Gjestin

G Bani përjashtohet nga Big Brother VIP Albania 4, shkak incidenti me Gjestin

Faqja e Big Brother VIP Albania vetëm pak më parë bëri të ditur se ka një njoftim të rëndësishëm.

E ky vendim kishte të bënte me reperin G Bani pas incidentit me këngëtarin nga Peja, Gjestin.

Gjatë sfidës së rezistencës, ai e goditi me shuplakë në fytyrë Gjestin, gjë për të cilën Vëllai i Madh mori masa.

Ai nuk u përshëndet fare me banorët, ndërsa Zarfi i Zi u lexua kësaj radhe nga Rozana Radi, shkruan telegrafi.

“Banorë në shtëpinë e Vëllait të Madh rregullat janë thyer, dhuna e çfarëdo lloj forme është rreptësuar e ndaluar, për këtë arsye Vëllai i Madh ka përjashtuar menjëherë nga gara G Banin dhe televotimi për të preferuarin është anuluar”, thuhet në njoftim.

Share This